Kryetari i Dnipros, qytet në qendër të Ukrainës, ka përdorur Facebookun për të paralajmëruar qytetarët për bombardimet në qytet.
Në një postim ai i ka lutur që të bëjnë kujdes, shkruan të martën BBC-ja.
“Ju lutem qëndroni të mbuluar. Raketat po bien mbi shtëpi private. Ne jemi dike pritur informacione zyrtare nga Administrata Ushtarake”, ka thënë ai.
Bombardimet vinë pas shumë paralajmërimeve për rrezik në Ukrainë, pikërisht në prag të Ditës së Pavarësisë, që shënohet të mërkurën.