Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpërthime në Dnipro, raportohet për një të lënduar

Shtepite e shkaterruara ne Dnipro

Dy shpërthime të mëdha janë dëgjuar rreth orës 6 të mëngjesit në qytetin ukrainas Dnipro, raporton BBC.

Valentyn Reznichenko, guvernator rajonal, thotë se një nga raketat është rrëzuar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

Mbetjet kanë rënë në një oborr privat, thotë ai, duke dëmtuar dy shtëpi dhe lënduar një grua.

Një raketë tjetër ka goditur infrastrukturën e transportit, ka treguar ai, pa dhënë detaje.

Një nga qytetet më të mëdha të Ukrainës me një popullatë rreth 1 milion banor, Dnipro është bërë vend ku mijëra persona po ikin nga konflikti në jug dhe lindje të Ukrainës, veçanërisht nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Lufta nuk ka sjellë vuajtjen e njëjtë dhe shkatërrime në Dnipro, siç ka sjellë në qytetet tjera ukrainase.

Puhtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt.

Artikuj të ngjashëm