Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia pezullon fluturimet e kompanive gjeorgjiane në territorin e saj

Rusia pezulloi sot fluturimet e kompanive gjeorgjiane në territorin e saj duke nisur nga 8 korriku, një ditë pas dekretit të Vladimir Putin që ndalon fluturimet e kompanive ajrore ruse drejt këtij shteti në Kaukaz.

‘’Arsyeja e pezullimit është domosdoshmëria për të siguruar një nivel të kënaqshëm të sigurisë ajrore dhe vonesat në pagesa nga ana e kompanive gjeorgjiane’’, bëri të ditur në një komunikatë për shtyp Ministria ruse, një vendim që vjen pas protestave në Gjeorgji kundër pushtetit i cilësuar pro-rus./atsh/