Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protesta në Gjeorgji kundër fluturimeve drejt Rusisë

Protestat kanë nisur në Tbilisi të Gjeorgjisë kundër vazhdimit të fluturimeve direkte me Rusinë. Protestuesit janë mbledhur para Parlamentit në Tbilisi, duke kërkuar anulimin e marrëveshjes për fluturimet drejt Rusisë. Policia është përplasur me protestuesit në aeroport kur arriti aeroplani i parë nga Rusia. Ky ishte fluturimi i parë që prej vitit 2019, shkruan AP.

Protestuesit kanë bërë thirrje kundër Kremlinit dhe Qeverisë aktuale të Gjeorgjisë, e cila, sipas tyre, është pro-ruse. Flurimet direkte kanë nisur nga e premtja, në kohën kur Gjeorgjia po përballet me protesta dhe kritika nga presidenti i shtetit në Kaukazin Jugor.

Rusia krejt papritur ka hequr ndalesën katërvjeçare të fluturimeve drejt Gjeorgjisë, ani pse marrëdhëniet janë ftohur mes dy shteteve.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka hequr vizat për gjeorgjianët dhe ka nisur fluturimet nga Moska pas ndalesës në vitin 2019 shkaku i valës së protestave kundër Kremlinit në Gjeorgji.

Artikuj të ngjashëm