Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia niset drejt pjesës së errët të Hënës në kërkim të ujit

Rusia ka nisur misionin e saj të ri drejt Hënës pas 50 vjetësh, pas misionit të parë. Shteti rus synon të arrijë në polin jugor të Hënës para anijes kozmike të Indisë, e cila veçse është nisur.

Misioni i Luna-25 është fluturimi i parë i Rusisë që prej vitit 1976 kur ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Misioni do të realizohet pa ndihmën e Agjencisë Evropiane të Hapësirës, e cila i ka dhënë fund bashkëpunimit me Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë.

Anija kozmike e Rusisë pritet të arrijë në Hënë më 23 gusht, pothuajse në të njëjtën ditë kur pritet të arrijë konkurrentja indiane, e cila është nisur më 14 korrik.

Vetëm tri qeveri kanë arritur të ulin anijet kozmike në Hënë: Bashkimi Sovjetik, SHBA-ja dhe Kina. India dhe Rusia synojnë që të jenë të parat që do të arrijnë në polin jugor të Hënës.

Ky pol është në interesin e shkencëtarëve, të cilët besojnë se krateret që janë në errësirë të plotë përmbajnë ujë.

Edhe India synon të bëjë histori me ulje në pjesën jugore të Hënës Botë India synon të bëjë histori me ulje në pjesën jugore të Hënës

Uji i ngrirë në gurë mund të transformohet në ajër dhe karburant të anijeve kozmike nga eksploruesit e së ardhmes.