Një nëndetëse e vendosur në Detin e Zi është përdorur për herë të parë, për të goditur objektivat ushtarake ukrainase me raketa lundrimi Kalibr, raporton Sky News të premten.
Në pamjet e shpërndara nga ministria e mbrojtjes e Rusisë, një breshëri raketash u pa që dilnin nga deti dhe qëllonin në horizont.
Rusia tha se raketat goditën objektivat ushtarake ukrainase.
Është hera e parë që ushtria ruse raporton se ka përdorur sulme nëndetëse kundër objektivave ukrainase.
Flota ruse në Detin e Zi mori një goditje të madhe kohët e fundit kur anija luftarake Moskva u mbyt – gjë për të cilën Ukraina mori përgjegjësinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia sulmon Odesan me raketa dhe dronë, vranë një person
-
Ukraina godet një anije ruse të naftës në Detin Mesdhe
-
Zelensky: Ukraina ka goditur me sukses objektiva ruse me raketat “Long Neptune”
-
Shpërthime në Rusi, Ukraina për herë të parë përdor raketat “Flamingo”
-
Zelensky akuzon Rusinë se po shkel armëpushimin në Detin e Zi