Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia paralajmëron Ukrainën kundër sulmeve në Krime

Shefi i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, ka paralajmëruar të martën Ukrainën se çdo sulm i saji në Krime do të nxisë hakmarrjen ruse ndaj “qendrave vendimmarrëse” në shtetin ukrainas.

Shoigu e bëri këtë paralajmërim teksa ka thënë se, bazuar në informacionet nga ushtria, “udhëheqja e forcave të armatosura të Ukrainës planifikon që ta godasë territorin e Federatës Ruse”, duke përdorur raketa HIMARS dhe Storm Shadow.

Ai theksoi se në këtë territor përfshihet edhe Krimeja. Shoigu ka paralajmëruar se përdorimi i këtyre raketave, jashtë zonës së operacionit special ushtarak, do të nënkuptonte angazhim në konflikt të shkallës së plotë nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

Ai shtoi se trupat ukrainase ndërmorën 263 sulme ndaj pozicioneve ruse që nga 4 qershori, për të cilat theksoi se janë zmbrapsur, teksa shtoi se armiku nuk e ka arritur asnjë nga qëllimet.

Artikuj të ngjashëm