Rusia do të vendosë sanksione hakmarrëse ndaj vendeve perëndimore në bazë të reciprocitetit, ka bërë të ditur të premten Kremlini.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se sanksionet do të shkaktonin probleme për Rusinë, por ato do të ishin të zgjidhshme, pasi ajo ka reduktuar varësinë e saj nga importet e huaja.
Ai nuk pranoi të komentojë se sa do të zgjaste pushtimi rus i Ukrainës, i cili shkaktoi sanksionet, dhe tha se pyetjet në lidhje me vdekjet e civilëve ukrainas duhet t'i referohen ushtrisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia i përgjigjet kërcënimit perëndimor: Zor të na izoloni
-
Putin thotë se sanksionet janë çmimi që Rusia duhet të paguajë për lirinë
-
Kremlini thotë se sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë janë të paprecedent
-
Asnjë sanksion s’do ta detyrojë Rusinë të ndryshojë në raport me Ukrainën, thotë Kremlini
-
Kremlini: Rusia ka fituar imunitet ndaj sanksioneve perëndimore