Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kremlini thotë se sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë janë të paprecedent

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë të enjten se sanksionet ekonomike të vendosura nga shtetet Perëndimore ndaj Rusisë janë të paprecedent.

I pyetur për pasojat e mundshme ekonomike, Peskov ka thënë se është e vështirë të parashikohet.

“Nuk ka pasur kurrë një luftë të tillë ekonomike të nisur ndaj shtetit tonë, kështu që është shumë e vështirë të parashikohet ndonjë gjë”, ka thënë Peskov gjatë konferencë për media, transmeton agjencia AP. “Këtu është me rëndësi të mos parashikohet, por të veprohet për të minimizuar pasojat negative dhe rreziqet e mëtutjeshme”.

Peskov po ashtu ka thënë se tërheqja e Rusisë ndaj Këshillit të Evropës nënkupton tërheqje ndaj gjitha institucionet atje, përfshirë edhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Artikuj të ngjashëm