Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kremlini thotë se sanksionet e Perëndimit nuk ia ndryshojnë qasjen ndaj Ukrainës

kremlini

Sanksionet e vendosura nga Perëndimi nuk do ta ndryshojnë kurrë qëndrimin e Rusisë karshi Ukrainës, ka thënë Kremlini të martën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se derisa kanë filluar negociatat mes Moskës dhe Kievit, nuk ka plane për biseda mes dy presidentëve të këtyre ty vendeve.

Peskov ka mohuar pretendimet se Rusia po sulmon civilët në Ukrainë.

Ai ka refuzuar të japë ndonjë deklaratë për situatën e ushtrisë në këto gjashtë ditë në Ukrainë, duke thënë se atje kanë shkuar për të demilitarizuar vendin.