Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia paralajmëron kundërpërgjigje ndaj shtimit të trupave të NATO-s në Poloni

Përgjigja e Moskës ndaj ngritjes së forcave të NATO-s në Poloni do të jetë "proporcionale", ka paralajmëruar të shtunën ministria e jashtme ruse, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

"Një përgjigje, si gjithmonë, do të jetë proporcionale dhe e përshtatshme, e synuar për të neutralizuar kërcënimet e mundshme për sigurinë e Federatës Ruse”, citohet të ketë thënë Oleg Tyapkin, kreu i një departamenti të Ministrisë së Jashtme përgjegjës për marrëdhëniet ruse me Evropën.

NATO ka shtuar forcat e saj në Poloni, afër kufirit me Ukrainën, ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon.

Në shkurt, 3.000 trupa nga SHBA-ja u dërguan në rajon dhe 8.500 trupa u lanë në gatishmëri për t'u vendosur në Evropë nëse ishte e nevojshme.

Vetëm një muaj më vonë, Britania e Madhe tha se po vendoste një sistem të mbrojtjes ajrore me bazë tokësore në Poloni së bashku me 100 trupa.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ben Wallace njoftoi vendosjen e sistemit raketor Sky Saber ndërsa ishte në një udhëtim në Varshavë për të takuar homologun e tij polak.