Botë

Rusia në telashe nga taktika e re e Ukrainës

Rusia në telashe nga taktika e re e Ukrainës

Eksporti i karburanteve nga Bjellorusia në Rusi përmes trenit është katërfishuar nga muaji në muaj në shtator, pasi Rusia po përballet me mungesë të theksuar, ka raportuar Reuters.

Bëhet fjalë për një taktikë të re të Ukrainës për të paralizuar operacionet e rafinerisë ruse, që luan rol kyç në ekonominë e Rusisë. Disa rafineri tashmë kanë ndalur tërësisht punën. Sipas burimeve të industrisë, rafineritë bjelloruse kanë dorëzuar 49 mijë tonë benzinë dhe 33 mijë ton naftë në Rusi muajin e shkuar.

Disa rajone në Rusi kanë bllokuar edhe shitjet për shkak të telasheve të shkaktuara. Për të lehtësuar mungesën, Rusia po synon të importojë karburante nga Kina, Koreja dhe Singapori.

Në të njëjtën kohë, Ukraina ka shpalosur një gjeneratë të re të dronëve detarë që mund të ndryshojë luftën ujore. Pamjet e publikuara javën e shkuar kanë treguar sulmet ukrainase me dronë të lidhur me fibra optike e që s’përdorin sinjale radiofonike.

Është hera e parë që dronë të tillë lëshohen nga deti. Deri tash Ukraina i ka lëshuar dronët vetëm nga terreni tokësor. Duke i vendosur në platforma uji, distanca që këta dronë mund të arrijnë është shtuar ndjeshëm dhe rreziku për rusët është shtuar.