Gjeneralët e presidentit rus Vladimir Putin kanë vendosur njësi speciale që kërcënojnë të qëllojnë dezertorët, që është një tjetër tregues se ushtria ruse ende po lufton me moral jashtëzakonisht të ulët, njoftoi të premten Ministria britanike e Mbrojtjes, shkruan BBC.
Në raportin e fundit të inteligjencës britanike thuhet se për shkak të moralit të ulët dhe hezitimit për të luftuar, forcat ruse kishin filluar të vendosin "njësi bllokuese".
Këto njësi kërcënojnë të qëllojnë mbi ushtarët e tyre që tërhiqen dhe janë përdorur nga forcat ruse në konfliktet e mëparshme.
Gjeneralët rusë kërkuan që komandantët e tyre të përdorin armë kundër dezertorëve, duke përfshirë lejen për të vrarë ata që shpërfillin paralajmërimet. Gjeneralët gjithashtu duan që bazat të ruhen me çdo kusht, madje deri në vdekje.
“Taktika e të shtënave ndaj dezertorëve ndoshta dëshmon për cilësinë e ulët, moralin e ulët dhe mosdisiplinën e forcave ruse”, shtohet në raportin e Ministrisë britanike të Mbrojtjes.
Taktika të ngjashme u përdorën nga forcat sovjetike në Luftën e Dytë Botërore gjatë mbrojtjes së Stalingradit. Atëherë komisarët e Ushtrisë së Kuqe urdhëruan të qëllonin të gjithë ata që refuzuan të sulmonin pozicionet gjermane.
-
Zelensky: Rusia po përgatitet për ofensivë të re ushtarake
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
“Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit
-
Putini zotohet për hakmarrje pasi akuzoi Ukrainën për sulm në konviktin e studentëve
-
Britania dërgon ushtrinë për të penguar nëndetëset ruse nga ujërat e saj