Autoritetet në Rusi thanë se në 24 orët e fundit kanë regjistruar 10,899 raste të reja me koronavirus, të cilat e çojnë në mbi 232,000 numrin e përgjithshëm të tyre.
Me këtë shifër, Rusia ka numrin më të madh të të infektuarve në botë, pas Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë mbi 1.3 milion, transmeton rel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeri më tash, SHBA-ja është ndjekur nga Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.
Numri aktual i viktimave në Rusi është 2,116.
Përkundër shifrave, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim që nga sot, izolimi mbarëkombëtar nga koronavirusi të lehtësohet dhe bizneset t’i rikthehen punës.
Ngjarjet e mëdha publike do të mbeten të ndaluara dhe njerëzit ende duhet t’i ndjekin udhëzimet shëndetësore, por është në interes të të gjithëve që ekonomia "të kthehet shpejt në normalitet", ka thënë Putin të hënën, teksa ka njoftuar për lehtësimin e masave të izolimit.