Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia raporton për 8595 të infektuar të ri me COVID-19 dhe 171 të vdekur në 24 orët e fundit

Rusia ka raportuar për 8595 raste të reja me koronavirus të martën, duke sjellë numrin total të infektuarve në 485.253.

Ndërkohë autoritetet kanë njoftuar edhe për 171 të vdekur nga virusi në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën totale në 6142. Rusia përkundër numrit të lartë të rasteve ka filluar zbutjen e masave kufizuese.