Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus brenda një dite është rritur sërish në mënyrë kritike në Rusi. Brenda 24 orëve të fundit, vendi ka regjistruar 10,581 raste të reja, një rënie e lehtë kjo po të krahasohet me të dielën kur u konfirmuan 10,633 raste për një ditë.
Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend është rritur në 145,268. Po ashtu, brenda ditës, si pasojë e koronavirusit në Rusi kanë humbur jetën 76 persona, ndërsa bilanci total i viktimave rritet në 1,356.
Brenda pak kohe, Rusia është radhitur mes 10 vendeve më të prekura në botë nga koronavirusi sa i përket numrit të të infektuarve. /abcnews
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia regjistron mbi 180 mijë raste të reja me koronavirus
-
Në Rusi rekord i rasteve të reja me koronavirus – mbi 29 mijë
-
Shifra e të infektuarve me koronavirus në Rusi e kalon atë 2 milionë
-
Rusia me rekord ditor të rasteve me koronavirus – 22.778
-
Rritje rekorde e rasteve me COVID-19 në Rusi, 22,702 të infektuar në 24 orë