Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainën

Ukraina

Rusia ka lëshuar raketa në drejtim të Kievit për herë të tretë në pesë ditë, pjesë e një përshkallëzimi të dukshëm të bombardimeve ajrore ndaj qyteteve ukrainase nga forcat e Kremlinit.

Pesë persona u lënduan nga sulmi në kryeqytetin ukrainas, dy prej tyre u dërguan në spital, ka bërë të ditur kryebashkiaku i Kievit, Vitalii Klitschko.

Rusia lëshoi dy raketa balistike në Kiev nga Krimea e pushtuar, por të dyja u kapën mbi qytet, tha Serhii Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit. Shpërthime të shumta u dëgjuan në qytet, gjë që po i mban banorët e terrorizuar.

Sulmi erdhi tri ditë pas një sulmi në sallën e koncerteve në Rusi që la të vdekur mbi 130 njerëz.

Presidenti rus, Vladimir Putin u përpoq ta ndërlidhte sulmin me Ukrainën, edhe pse një degë e grupit të Shtetit Islamik mori përgjegjësinë.

Putini mund të përdorë sulmin në Moskë për të mbështetur luftën dhe si një pretekst për të përshkallëzuar sulmet ndaj Ukrainës, thanë analistët.

Artikuj të ngjashëm