Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia i reagon Bidenit: Krahasimi i Putinit me Hamasin është i papranueshëm

Deklarata e presidentit amerikan Joe Biden në të cilën krahasoi presidentin rus Vladimir Putin me organizatën ekstremiste palestineze Hamas është i papranueshëm, thuhet në një reagim të Kremlinit të premten.

“Ne nuk e pranojmë një ton të tillë ndaj Rusisë dhe ndaj presidentit tonë. Mbiemri i Putinit është një pjesë integrale e jetës së brendshme politike të SHBA-së. Kjo është e qartë”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai vlerësoi se tani është “kohë e rrezikshme” dhe se qytetarët rusë do të jenë më të rrezikuar kur Izraeli të fillojë operacionin tokësor në Gaza, shkruan TASS.

Peskov nuk pranoi të thoshte se kush do ta përfaqësonte Rusinë në samitin e paqes në Kajro të shtunën.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit amerikan mbrëmë, Bideni dënoi organizatën ekstremiste palestineze Hamas dhe presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se një “motiv i përbashkët” qëndron pas sulmit ndaj Izraelit dhe pushtimit të Ukrainës.

“Hamasi dhe Putin paraqesin kërcënime të ndryshme, por ata kanë një gjë të përbashkët: ata duan të shkatërrojnë plotësisht demokracinë në fqinjësi”, ka thënë Biden në një fjalim nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, e dyta e tillë që kur është bërë president.