Rusia do të dërgojë për në Bjellorusi sisteme raketore me rreze të shkurtër veprimi, që janë në gjendje të mbajnë armë nukleare, ka thënë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, raporton BBC.
Ai ka thënë se sistemet Iskander-M, janë në gjendje të lansojnë raketa balistike, por edhe raketa të tipit nuklear.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSistemet kanë rreze veprimi deri 500 kilometra.
Tensione mes Rusisë dhe Perëndimit kanë eskaluar, që kur Rusia vendosi ta pushtonte Ukrainën më 24 shkurt.
Putini ka përmendur disa herë armët nukleare, që disa i kanë interpretuar si paralajmërim ndaj shteteve të Perëndimit për të mos intervenuar.
Duke folur në St. Petersburg, Putin tha se Rusia do të ndihmojë të modifikojë aeroplanët luftarakë bjellorus SU-25, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të mbajnë armë nukleare.