Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë se nuk do të hezitonte që të përdorte armët bërthamore të Rusisë, të cilat janë vendosur në territorin e shtetit të tij.
Presidenti autoritar dhe mik i ngushtë me Putinin ka thënë se bombat bërthamore do t’i përdorte vetëm nëse shteti i tij përballet me agresion të jashtëm.
Në fillim të vitit, presidenti rus ka njoftuar se dhjetëra raketa me rreze të shkurtër veprimi janë vendosur në Bjellorusi.
Putini kishte deklaruar se vetëm Rusia do të kishte kontrollin e këtyre bombave bërthamore, por qëndrimi i Lukashenkos rrëzon këtë deklaratë të Putinit.
Presidenti bjellorus ka thënë se ishte ai që i kërkoi Putinit vendosjen e bombave bërthamore në territorin e tij.
Ai ka shtuar se vendimi ishte i nevojshëm për të shmangur agresionin nga shtetet e tjera.
Bombat taktike bërthamore kanë për qëllim asgjësimin e ushtrive armike dhe armatimin e tyre.
Ato kanë rreze të shkurtër, por mund të bëjnë rrafsh me tokë qytete të mëdha.