Rusia ka vendosur që të kthehet në marrëveshjen e eksportit të grurit me Ukrainën, ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes e vendit, shkruan Sky News.
Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB-ja gjatë fundjavës pas asaj që e quajti një "sulm terrorist" ndaj flotës së saj të anijeve në Detin e Zi në Krime nga forcat ukrainase.
Rusia kishte thënë se nuk mund të garantonte sigurinë e anijeve civile që kalonin rrugën tregtare pas incidentit.
"Federata Ruse konsideron se garancitë e marra për momentin duken të mjaftueshme dhe rifillon zbatimin e marrëveshjes", ka thënë Ministria e Mbrojtjes ndërsa njoftoi se do të rifillonte eksportet.
Marrëveshja mundëson dërgimin e miliona tonëve drithë ukrainas përmes porteve të bllokuara.
Edhe
Rusia pezullon marrëveshjen e eksportit të grurit me Ukrainën
Turqia konfirmoi lajmin, duke thënë se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i kishte thënë homologut të tij turk se operacionet do të rifillonin që nga mesdita e së mërkurës.
Anijet kanë vazhduar të transportojnë grurë ukrainas përgjatë rrugës, pavarësisht pezullimit, por nuk ka gjasa që kjo të kishte vazhduar për shumë më gjatë pasi kompanitë e sigurimeve ndaluan lëshimin e kontratave të reja.
-
BE-ja kërkon zgjidhje për eksportin e grurit të Ukrainës
-
Erdogan: Marrëveshja Rusi-Ukrainë për grurin mund të ringjallet së shpejti
-
Putin: S’ka marrëveshje të re gruri derisa Perëndimi të përmbushë kërkesat e Rusisë
-
SHBA-ja dhe aleatët po kërkojnë rrugë alternative për ta shpërndarë grurin e Ukrainës