Drejtësia ruse ka gjobitur fondacionin “Wikipedia” për shkak të refuzimit për të hequr përmbajtjen e papërshtatshme nga uebfaqja e tij. Fondacioni “Wikipedia” është organizatë joprofitabile që menaxhon uebfaqen e njohur.
Organizata është dënuar me 2 milionë rubla ruse, të barasvlershme me 32 mijë dollarë amerikanë për refuzimin e fshirjes së informacionit kinse të rremë për pushtimin rus të Ukrainës. Rusia e gjobiti edhe në prill fondacionin e njëjtë me 48 mijë dollarë amerikanë.
Gjykata ka vlerësuar se në shtatë shkrime të Wikipedias ka pasur përmbajtje të pavërtetë për sulmet ushtarake ruse në Ukrainë, sidomos për masakrat e kryera në Buça dhe në teatrin e Mariupolit.
Artikuj të ngjashëm