Rusia ka fajësuar Ukrainën për sulmet në dy fushat ajrore ushtarake në territorin e saj, raporton BBC.
Sulmet ndodhën qindra kilometra larg kufirit mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se ka arritur të rrëzojë dy dronë ukrainas.
Tre ushtarë rusë raportohet se kanë vdekur dhe katër janë lënduar në shpërthimet në rajonet Ryazan dhe Saratov.
Bombardues strategjik me rreze të gjata veprimi dyshohet se janë në këto fusha ajrore.
Fillimisht ishte raportuar për shpërthime të mëdha në fushën ajrore Engels në Saratov dhe në atë Dyagilevo në Ryazan.
Edhe
Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë
Por, disa orë më vonë Rusia lansoi një valë të raketave duke shënjestruar Ukrainën, ndonëse Kievi ka thënë se ka rrëzuar shumicën prej tyre.
Ukraina nuk ka komentuar shpërthimet, ndonëse Forca Ajrore e Saj në Twiitter ka postuar pyetjen “Çfarë ndodhi?”, ndërsa e ka përcjellë me një emotikon duke festuar. Në foto shihen aeroplanët ushtarakë rusë të dëmtuar keq.