Rusia është e hapur për negociata për përfundimin e luftës në Ukrainë nëse ato inicohen nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, u ka thënë të enjten gazetarëve, ambasadori i Moskës në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Gennady Gatilov.
Trump ka kritikuar vazhdimisht shkallën e ndihmës perëndimore për Kievin dhe ka premtuar t'i japë fund konfliktit shumë shpejt, pa shpjeguar se si, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFitorja e tij në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit ka nxitur shqetësime në Kiev dhe kryeqytete të tjera evropiane për nivelin e angazhimit të ardhshëm të SHBA-së për të ndihmuar Ukrainën.
"Trumpi premtoi të zgjidhte krizën ukrainase brenda natës. Në rregull, le të bëhemi realistë, sigurisht ne e kuptojmë se kjo nuk do të ndodhë kurrë. Por nëse ai fillon apo sugjeron diçka për të nisur procesin politik, është e mirëseardhur”, ka thënë
Ai ka shtuar se çdo negociatë e tillë duhej të bazohej në atë që ai i quajti "realitetet në terren".
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë në mënyrë të përsëritur se paqja nuk mund të vendoset derisa të gjitha forcat ruse të dëbohen dhe i gjithë territori i pushtuar nga Moska, përfshirë Krimenë, të rikthehet.
Zelensky u ka thënë liderëve evropianë në Budapest javën e kaluar se lëshimet ndaj Rusisë do të ishin "të papranueshme për Ukrainën dhe vetëvrasëse për të gjithë Evropën".