Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se nuk do të spekulonte për hapat e ardhshëm të administratës së tij në raport me tensionet e vazhdueshme me Rusinë lidhur me Ukrainën, shkruan AP-ja të hënën.
Gjatë kthimit në Shtëpinë e Bardhë, Bideni ka deklaruar para reporterëve se presidenti rus, Vladimir Putin, po kërkon gjëra që nuk mund t’i marrë dot nga përpjekjet diplomatike për gjetjen e zgjidhjes së krizës në Evropën Lindore.
Këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, ka thënë më parë se Rusia mund ta pushtojë kurdo Ukrainën, por ka paralajmëruar se konflikti do të kishte çmim të lartë njerëzor.
Artikuj të ngjashëm