Rusia e ka vendosur kryeministren estonez, Kaja Kallas, në listën e të kërkuarve, tregoi një regjistër zyrtar të martën, ndërsa tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit po rriten mbi Ukrainën.
Emri i Kallas figuronte në regjistrin e personave të kërkuar në Ministrinë e Brendshme në lidhje me akuza penale. Mirëpo, nuk specifikohet se me çfarë akuzash përballet ajo, raportoi Associated Press të martën.
Është hera e parë që ministria ka vënë një lider të huaj në listën e të kërkuarve.
Kallas ka qenë një mbështetëse e fortë e Ukrainës, duke udhëhequr përpjekjet për të rritur ndihmën ushtarake për Kievin dhe për të forcuar sanksionet kundër Rusisë.
Ajo gjithashtu ka zemëruar Moskën duke nxitur heqjen e monumenteve të ushtarëve sovjetikë të Luftës së Dytë Botërore. Rusia ka ligje që kriminalizojnë "rehabilitimin e nazistëve" që përfshijnë klauzola që ndëshkojnë përdhosjen e memorialeve të luftës.
Në listën e të kërkuarve, sipas regjistrit, u vu edhe Sekretari i shtetit estonez, Taimar Peterkop.
-
Rusia e vendos Zelenskyn në listën e të kërkuarve
-
Kryeministrja estoneze: Rusia s’do të më frikësojë mua
-
Kryeministrja estoneze reagon pas urdhërarrestit të Rusisë: Nuk do të më heshtni
-
Kallas: Rusia nuk do që të angazhohet në dialog për fundin e luftës
-
Kallas thotë se do t’i propozojnë Rusisë një listë lëshimesh për paqen në Ukrainë