Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, ka thënë se nuk frikësohet nga Rusia. Rusia ka lëshuar urdhërarrest ndaj Kallasit. Kallas ka thënë se ky veprim i Rusisë është thjeshtë tentim për ta frikësuar atë, raporton agjencia “Reuters”.
Estonia ka qenë mbështetëse e madhe e Ukrainës dhe Kallasi ka qenë një prej kritikeve më të ashpra të pushtimit rus të Ukrainës.
Policia e Rusisë e ka vendosur atë dhe disa politikanë tjerë baltikë në listën e të kërkuarve më 13 shkurt.
“Qëllimi ishte të më frikësonin dhe të më frenonin nga vendimet që marrë”, ka thënë Kallas në Konferencën e Sigurisë në Munchen të dielën. “Por, është strategji e Rusisë. Nuk është befasuese dhe nuk jemi të frikësuar”.
Artikuj të ngjashëm
-
Kryeministrja estoneze reagon pas urdhërarrestit të Rusisë: Nuk do të më heshtni
-
Rusia e vendos kryeministren estoneze, Kaja Kallas në listën e të kërkuarve
-
Kallas: Rusia nuk do që të angazhohet në dialog për fundin e luftës
-
Kallas paralajmëron se Ukraina mund të detyrohet të bëjë shumë lëshime
-
Kallas e quan “jo të mirë” udhëtimin e Putinit për në Hungari për bisedime me Trumpin