Ambasadori i Rusisë në Sarajevë, Igor Kalabukhov, ka thënë se vendi i tij “nuk përzihet në të drejtën e Bosnjë-Hercegovinës për të vendosur për fatin e saj”.
Ai i quajti gënjeshtra deklaratat e ambasadorit të SHBA-së në Sarajevë, Eric Nelson, se Rusia nuk do të lejonte anëtarësimin e këtij vendi në NATO. Megjithatë, shtoi se nëse në këtë moment do të vinte deri te një vendim i tillë, Rusia do ta kundërshtonte.
"Bosnjë-Hercegovina, të cilën ne e konsiderojmë një vend mik, ka të drejtë sovrane për të zgjedhur. Por nëse zgjedhja është në favor të anëtarësimit në NATO, edhe pse është e qartë se nuk ka konsensus në vend për këtë çështje, Rusia ka çdo të drejtë të reagojë ndaj këtij zhvillimi hipotetik në përputhje me interesat e saj kombëtare", theksoi Kalabukhov, përcjell Klix.ba.
Në të vërtetë, Rusia është gati të nisë një luftë, pasi nuk po merr garanci se vendi i saj fqinj, Ukraina, nuk do të anëtarësohet në NATO.
Bosnja, thuajse është e rrethuar nga shtetet që janë anëtare të NATO-s.
-
Rusia e konsideron “armiqësor” anëtarësimin e mundshëm të Bosnjës në NATO
-
Osmani i kundërpërgjigjet ambasadorit Hill: Serbia as që mund të ëndërrojë t’i bashkohet NATO-s
-
Britania paralajmëron se ndikimi rus në Ballkan mund të shkaktojë luftë
-
Osmani për “Al Jazeeran”: Asgjë s’do ta ndalë Kosovën në synimet për t’iu bashkuar NATO-s
- NATO nuk duhet ta përjashtojë ndërhyrjen në Ukrainë