Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia e gatshme të bisedojë me Ukrainën për fundin e luftës

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, ka thënë se Moska është e gatshme të nisë bisedimet për t’i dhënë fund konfliktit me Ukrainën, por ka akuzuar Kievin dhe aleatët e tij perëndimorë për bllokimin e këtij procesi.

Në një takim me ambasadorët, Lavrov ka thënë se ka shumë konspiracion dhe përpjekje të pseudo-diplomacisë për të kthyer mbrapshtë çdo gjë.

Kryediplomati rus ka thënë se Ukraina duhet të nisë bisedimet me Rusinë.

Lavrov ka pyetur nëse sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, e di se regjimi në Ukrainë, pa dijeninë e Washingtonit, ka nënshkruar ligjin që ndalon bisedimet me të gjithë zyrtarët e Qeverisë ruse.

Lavrovi, gjithashtu, ka shprehur përkrahjen për vazhdimin e marrëveshjes për eksportin e grurit nga Ukraina dhe Rusia. Por edhe në këtë rast ka akuzuar Ukrainën se po bën përpjekje që t’i shesë produktet e veta bujqësore me çmim më të lartë.

Artikuj të ngjashëm