Rusia e dënoi vrasjen e inskenuar të gazetarit rus, Arkady Babchenko, duke e cilësuar atë si “një tjetër provokim anti-rus”.
Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës e inskenoi vrasjen e tij në Kiev, për të parandaluar, siç tha, një komplot të agjentëve rusë për të vrarë vërtet Babchenkon.
Babchenko u shfaq të mërkurën në një konferencë për media, një ditë pasi u raportua i vrarë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e përshkroi veprimin e autoriteteve të Ukrainës si "një maskaradë", e bërë për "efekt propagandistik".
Ajo shtoi se Rusia është e lumtur që Babçhenko është gjallë.
Babchenko, kritik i Kremlinit, është zhvendosur në Ukrainë pas, siç është thënë, kërcënimeve me vdekje në Rusi.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia akuzon Ukrainën për atentatin ndaj gjeneralit rus
-
Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev
-
Zelensky akuzon Rusinë se “qëllimisht” ka shënjestruar vendin e UNESCO-s në Ukrainë
-
Rusia kërcënon Kievin me sulme të reja, u bën thirrje shtetasve të huaj ta lëshojnë atë
-
Një i vdekur dhe 21 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev