Gazetari rus, Arkady Babchenko, i raportuar se është vrarë në Kiev të martën, është gjallë.
Babchenko, kritikues i Kremlinit, është paraqitur në një konferencë për media të mërkurën.
Shefi i shërbimeve të sigurisë në Ukrainë, Vasyl Hrytsak, ka thënë se ‘vrasja’ ishte bërë për të ekspozuar agjentët rusë.
Në Ukrainë vritet gazetari rus, kritikues i Kremlinit
“Sipas informatave të marra nga shërbimi ukrainas, vrasja e gazetarit rus Arkady Babchenko ishte urdhëruar nga vetë shërbimi rus i sigurisë”, ka thënë Hrytsak.
Gruaja e gazetarit kishte thënë më herët se ai është qëlluar në shpina. Gazetari nuk i kishte thënë fare gruas se vrasja ishte inskenuar. Ai i ka kërkuar falje në konferencë.