Gazi rus do të rrjedhë sërish të enjten përmes Nord Stream 1 pasi mirëmbajtja e planifikuar të ketë përfunduar plotësisht, konfirmuan dy burime të paidentifikuara për Reuters të mërkurën.
Gazsjellësi, i cili është përgjegjës për një të tretën e gazit të dërguar në Bashkimin Evropian, nuk është në funksion që nga 11 korriku, kur filloi mirëmbajtja e rregullt dhjetëditore.
Sipas burimeve, gazsjellësi do të vazhdojë të funksionojë, por me një kapacitet më të ulët se maksimumi 160 milionë metër kub në ditë.
Kompania që transporton gazin përmes kësaj rruge, Gazprom, uli furnizimet e muajit të kaluar me 40 për qind, duke përmendur si arsye problemet turbinën Siemens, e cila po rregullohej në Kanada.
Bashkimi Evropian shprehu dyshime se edhe pas përfundimit të mirëmbajtjes, Rusia nuk do të nisë lëshimin e gazit përmes Nord Stream 1, gjë që çoi në një rritje të çmimeve të gazit në bursë. Çmimet pritet të ulen tash.