Rusia ka deklaruar se i ka shpallur “persona non grata” shtatë punonjës të Ambasadës së Danimarkës në Moskë, raporton CNN.
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se diplomatët kanë dy javë për t’u larguar.
“Ambasadori është informuar se, si reagim, shtatë punonjës të Ambasadës së Mbretërisë së Danimarkës në Federatën Ruse janë shpallur ‘persona non grata’. Duhet të largohen nga vendi brenda dy javëve. Viza po ashtu i është mohuar një diplomati të misionit diplomatik danez”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.
Sipas Ministrisë, është masë reciproke pasi Kopenhaga i ka dëbuar 15 punonjës të Ambasadës së Rusisë në Danimarkë dhe të Zyrës Tregtare Ruse në Kopenhagë.
Po ashtu Danimarka ka ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Rusia ka thënë se kjo çasje e hapur “anti-ruse” e Danimarkës shkakton dëmtim serioz të marrëdhënieve bilaterale.
-
Moska dëbon edhe një diplomat britanik nën akuzat për spiunazh
-
Franca do të thërras ambasadorin rus lidhur me një fushatë sulmesh kibernetike
-
Rusia thotë se është e hapur për dialog me Evropën, por refuzon ultimatumet
-
Rumania shpall konsullin e përgjithshëm rus "persona non grata" pas incidentit me dron
-
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Rumani