Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia bllokon qasjen në faqen e gazetës gjermane “Bild”

Rusia ka bllokuar të dielën qasjen në faqen e gazetës gjermane "Bild", por arsyeja nuk dihet ende.

Bllokimi i qasjes në këtë faqe të internetit ka ndodhur me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila është zbatuar nga rregullatori rus i komunikimeve Roskomnadzor, raportoi RIA, transmetoi CNN.

“Vendimet e censurës ruse për të bllokuar faqen tonë të internetit tregojnë se gazetaria jonë është punë për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut”, ka thënë kryeredaktori i gazetës Bild, Johannes Boie për CNN.

Boie më tej ka thënë se ky vendim i Rusisë, gazetën veçse e motivon për t’u dhënë qytetarëve rusë edhe më shumë mundësi për të gjetur lajme dhe fakte përtej propagandës së qeverisë ruse.