Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia bën thirrje për forcimin e mbrojtjes së përbashkët me Bjellorusinë

Rusia bën thirrje për forcimin e mbrojtjes së përbashkët me Bjellorusinë

Rusia ka bërë thirrje të enjten për të forcuar aftësitë e përbashkëta mbrojtëse me Bjellorusinë, duke përfshirë një sistem të unifikuar rajonal të mbrojtjes ajrore, shkruan CNN.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, në një takim me homologun bjellorus, Viktor Khrenin në Moskë, ka thënë se ka nevojë të merren masa urgjente për forcimin e mbrojtjes së përbashkët të këtyre dy vendeve mike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Rrethanat tregojnë nevojën për të marrë masa urgjente të përbashkëta për të forcuar aftësinë mbrojtëse dhe për të rritur gatishmërinë luftarake të grupimit rajonal të trupave e të sistemit të unifikuar të mbrojtjes ajrore”, është shprehur ai.

Shoigu në këtë adresim e quajti Bjellorusinë mikun më të ngushtë të Rusisë.

Alexander Lukashenko, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, është i vetmi lider në Evropë që mbështet pushtimin e Rusisë në Ukrainë.