Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia eksporton 32 milionë doza të vaksinës anti-COVID në Meksikë

Fondi Sovran Rus (RDIF) të mërkurën ka konfirmuar se ka firmosur marrëveshje për të eksportuar 32 milionë doza të vaksinës ruse për COVID-19 të quajtur “Sputnik V” te kompania farmaceutike meksikane Landsteiner Scientific, shkruan agjencia Reuters.

Dërgesa do të nisë të bëhet nga nëntori, nëse aprovohet vaksina nga rregullatori në Meksikë, ka thënë RDIF në komunikatë.

Rusia është bërë vendi i parë që ka aprovuar një vaksinë për COVID-19, ndonëse shumë janë skeptikë për efikasitetin apo edhe sigurinë e kësaj vaksine, pasi është aprovuar ende pa u bërë gjitha provat.