Rusia ka arrestuar një gazetare amerikane, me pretendimin se “ka vjedhur informacione ushtarake”, raporton “Financial Times”.
Nëse shpallet fajtore, Alsu Kurmasheva, një shtetase e dyfishtë ruso-amerikane që punon për radion e financuar nga qeveria amerikane, Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty, mund të dënohet me deri në pesë vjet burgim, ka bërë të ditur Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (KMGB).
Kurmasheva akuzohet nga autoritetet se ka “mbledhur qëllimisht informacion ushtarak të synuar për aktivitetet ruse nëpërmjet internetit, me qëllim që të transmetojë informacion tek burimet e huaja”, ka shtuar KMBG-ja.
Arrestimi i saj vjen pas arrestimit të gazetarit amerikan Evan Gershkovich në mars, i cili u akuzua për spiunazh nga autoritetet ruse.
-
Gazetarja amerikano-ruse dënohet me mbi gjashtë vjet burgim në Rusi, në një gjykim sekret
-
Rusia e dënon gazetarin amerikan me 16 vjet burgim
-
Rusia arreston një amerikano-ruse, dyshohet për tradhti
-
Rusia në kontakt me SHBA-në rreth mundësisë për shkëmbimin e Gershkovichit
-
Gazetari amerikan Gershkovich do të gjykohet në Rusi për spiunazh