Botë

Rusët e Kanadasë

Rrënjët e doukhoborsëve gjurmohen në fillim të shekullit 18 në Rusinë imperialiste. Një sekt i krishterë që refuzoi liturgjinë e Kishës Ortodokse, fitoi reputacion si “problematik”, për shkak se pikëpamjet e barazisë binin ndesh me shoqërinë shtypëse të Rusisë. Ishte fundi i shekullit 18 kur një kryepeshkop ortodoks filloi t’i quante ata “doukhoborsë” ose “Luftëtarë të shpirtit”.

Lart në kodrën mbi lumin Columbia në perëndim të Kanadasë, në periferi të qytetit të vogël Castlegar, harmonia e bukur mbush ajrin. U ula në oborrin e “Doukhobor Discovery Centra”, nën statujën e shkrimtarit të madh rus, Leo Tolstoy. Po dëgjoja korin Doukhobor që këndonte një psalm të bezdisshëm. Ngjante me versionin e “Crosby, Stills and Nash”, mirëpo në një rusishte të kthjellët.

“Kur doukhoborët këndojnë, është një gjë e fuqishme”, sqaron Ryan Dutchak, drejtor i muzeut dhe qendrës së kulturës dhe anëtar i korit. “Kjo ua mbush trupin mornica. Është sikur po bëheni pjesë e historisë. Sikur po krijoni lidhje me paraardhësit tuaj në Rusi dhe Kanada”.

Teksa shumica e njerëzve vizitojnë rajonin malor West Kootenay të British Columbia për t'u kënaqur me peizazhin, unë kisha mbërritur për të menduar për Tolstoyn dhe për të depërtuar në botën e pazakontë dhe pak të eksploruar të doukhoborsëve.

Image

Ndikimi i Tolstoyt

Doukhoborsët janë një grup i vogël etnik-fetar me origjinë ruse. U shkëput nga Kisha Ortodokse e Lindjes në fillim të viteve 1700. Të përndjekur si “heretikë” për më shumë se dy shekuj nga perandorët dhe perandoritë e njëpasnjëshme ruse, ata migruan me të madhe në Kanada në vitin 1899. Si adhurues të ndërgjegjshëm të mosdhunës dhe barazisë, grupi ishte pjesë e shkëputur e mendjes asketike së Tolstoyt. Simpatizant i paqes dhe stilit të jetës së tyre jomaterialiste, shkrimtari me ndikim luajti rol të madh në shpërnguljen e rusëve të përndjekur. Madje një pjesë të madhe të fitimeve nga shitja e romanit “Ringjallja” i ofroi për financimin e udhëtimit të tyre nga Rusia në Kanada.

Shtatë orë vozitje në lindje të Vancouver, Qendra e Zbulimit Doukhobor përbëhet nga një grup i ndërtesave me tulla të kuqe, të vendosura afër fushave në vijë me pemë të mollëve. Një pëllumb i bardhë i zbukuruar në anën e një hambari më futi brenda dhe një tabelë që lexonte “Mundim dhe jetë paqësore”. Tabela sinjalizonte qetësinë përbrenda. Të rrethuara nga oborri me bar, disa dhoma ekspozitash të kuruara me kujdes përshkruanin udhëtimin e gjatë të doukhoborsëve nga Rusia në Kanada dhe stilin e ngushtë të jetesës që dikur ishte shenja e tyre dalluese.

Të njohur sot në Kanada për pacifizmin, vegjetarianizmin dhe koret e tyre në gjuhën ruse, doukhoborsët i shmangen klasifikimit të hijshëm. Disa historianë tregojnë për ngjashmëritë e tyre me kuakëret dhe menonitët. Të tjerët u referohen atyre si hipi prototo. Zotërues të një etike të fortë pune, ata janë admiruar prej kohësh për zdrukthëtarinë dhe aftësitë bujqësore. Kur qeveria kanadeze po kërkonte fermerë të rryer për të rimëkëmbur bujqësinë në vitet 1890, nuk kishte kandidatë më të mirë se rusët.

Zoti brenda trupit

“Besimi më qendror i doukhoborsëve është se shpirti i Zotit banon brenda çdo qenieje të gjallë”, thotë Dutchak. “Ky parim i jep vetes një numër besimesh fetare, duke përfshirë refuzimin e ikonave fetare, ngritjen e barazisë dhe kolektivitetit, mosdhunës dhe pacifizmit”.

Dutchak ishte katolik, por gjyshja e tij ishte mike e komunitetit doukhobors në Saskatchewan. Atë e tërhoqi feja kur mori pjesë në një prej festivaleve të Ditës së Pjetrit në Castlegar. Kjo ishte një festë lutjeje, këndimi dhe gatimi rus që mbahej çdo qershor. “Më tërhoqën idetë e tyre rreth barazisë dhe pacifizmit”, thotë ai. “Në vitet ’60, doukhoborët ndihmuan në organizimin e vigjiljeve të paqes në Kanada. Vazhdojnë të pohojnë identitetin e tyre përmes pacifizmit”.

Dutchak vazhdoi të mësonte rusisht dhe të shkruante një tezë masteri mbi kulturën Doukhobor. Filloi të këndonte në një kor dhe u lidh përsëri me rrënjët e tij doukhobor. “Për mua, doukhoborsët mbeten mjaft të rëndësishëm”, thotë ai. “Ata kanë shumë për t’i ofruar shoqërisë bashkëkohore”.

Mes viteve 1899 dhe 1938, doukhoborsët lulëzuan në dhjetëra fshatra të pavarura agrare në Kanada. Qendra e Zbulimit në thelb është rindërtim i një prej komuniteteve të tyre unike. Brenda, pashë konviktet, hambarët plot me mjete të vjetra bujqësore, një furrë me dru për të bërë bukë dhe disa rrota tjerrëse të stilit rumpelstiltskin që u përdorën për të bërë tunika dhe shallet dalluese që doukhoborsët ende i mbajnë në ceremoni të veçanta.

Image

Kundër Kishës

Gjatë ecjes përreth ekspozitave, Dutchak vuri në dukje një tryezë që përmbante “elementet e jetës” së kripës, bukës dhe ujit, zbukurimet e vetme të lejuara në Doukhobor moleniyas (takimet e lutjes), të cilat zhvillohen në dhoma të thjeshta, në vend të kishave të zbukuruara. “Bibla konsiderohet më shumë si një tekst historik sesa një libër i shenjtë”, thotë ai. Në vend që ta recitojnë, grupi këndon psalme.

Rrënjët e doukhoborsëve gjurmohen në fillim të shekullit 18 në Rusinë imperialiste. Një sekt i krishterë që refuzoi liturgjinë e Kishës Ortodokse, fitoi reputacion si “problematik” për shkak se pikëpamjet e barazisë binin ndesh me shoqërinë shtypëse të Rusisë. Ishte fundi i shekullit 18 kur një kryepeshkop ortodoks filloi t’i quante ata “doukhoborsë” ose “Luftëtarë të shpirtit”. E përdori këtë term për t’i përulur, sepse po luftonin kundër shpirtit, mirëpo me kalimin e kohës ata e pranuan emrin dhe e ripërcaktuan kuptimin e tij: po luftonin me shpirtin për të gjetur të vërtetën.

Në shekullin 19, grupi u dëbua fillimisht në Detin e Zi dhe më pas në rajonin e Kaukazit në cepin e Perandorisë Ruse, ku ata jetuan të pavarur në fshatra të vegjël duke përqafuar moton “mundim dhe jetë paqësore” që edhe tash i përfaqëson.

Ndryshimi erdhi në vitet 1890 kur shfaqja e një lideri karizmatik të ri doukhobor, Peter “Lordly” Verigin, përkoi me ngjitjen e Nikollës së Dytë në fronin perandorak të Rusisë. Nikolla këmbënguli në një betim besnikërie nga grupet në të gjithë Perandorinë. Gjithmonë të pakënaqur nga ndërhyrjet e shtetit, Doukhoborsët refuzuan dhe, në 1895, me udhëzimet e Verigin (i cili ishte internuar në Siberi në 1887), ata shkatërruan të gjitha armët e tyre në shenjë proteste.

Image

Shpërngulja e madhe

Teksa armiqësia e qeverisë ruse u intensifikua, Tolstoy dhe Kuakëret Britanikë ndërhynë për të ndihmuar emigracionin e doukhoborsëve në Kanada. Rreth 7 mijë e 500 të grupit arritën me katër anije në fillim të vitit 1899, duke pajtuar të vendoseshin dhe të gjallëronin territorin e pazhvilluar, por kishin dy kushte: që ata të përjashtoheshin nga shërbimi ushtarak; dhe do të lejohen të zotërojnë tokën e tyre. Fillimisht qëndruan në Saskatchewan, ku Verigin u bashkua me ta në 1902, por, pasi qeveria provinciale hoqi dorë nga premtimi i saj për të lejuar pronësinë kolektive të tokës në 1908, Verigin drejtoi pjesën më të madhe të grupit në perëndim në British Columbia në një nga migrimet më të organizuara të brendshme në historinë kanadeze. Këtu, ata hodhën rrënjët në një komunitet të vogël të pagëzuar me emrin Brilliant, ngjitur me qytetin e porsalindur Castlegar.

Varri i Veriginit është me plot lule në një vend shkëmbor përballë urës. Udhëheqësi shpirtëror u vra në një shpërthim treni në vitin 1924. Kishte shenja të dukshme të një atentati. Sot e asaj dite, vrasja e tij është e pazgjidhur.

Nga viti 1920, debatet mbi pronësinë e tokës dhe asimilimin kulturor kishin çuar në çarje lëvizjen Doukhobor të Kanadasë. Një grup i vogël i quajtur Bijtë e Lirisë u shkëput dhe filloi një seri protestash radikale që përfshinin zjarrvënie dhe parada nudo. Duke vepruar kundër shkeljes së materializmit dhe përfshirjen e fëmijëve të tyre në sistemin arsimor kanadez, veprimet e tyre morën vëmendje negative në media. Shumë prej anëtarëve të lëvizjes radikale u burgosën, ndërkaq u ashpërsuan sjelljet ndaj rusëve doukhoborsë që deri në atë kohë njiheshin për paqen e tyre.

Goditja e fundit ndodhi në vitin 1938 kur Depresioni i Madh, i kombinuar me keqmenaxhimin financiar, çoi në marrjen e të gjitha pronave të doukhoborsëve. Toka e tyre që ishte pronësi kolektive, e blerë nga Peter Verigin në vitin 1908, u mor menjëherë nga qeveria kanadeze. Fshatrat e rusëve doukhoborsë u shpërbënë dhe ngadalë filloi asimilimi i tyre në kulturën kanadeze.

Vlerësohet se sot jetojnë rreth 30 mijë doukhoborsë në Kanada, ani pse një e dhjeta ndjek praktikat shpirtërore. “Përveç Castlegarit, rusët mund të gjenden në Grand Forks, British Columbia, Calgary dhe Alberta”, thotë Dutchak. “Ka komunitete në Saskatoon dhe Verigin në Saskatchewan që ka një fshat tjetër të trashëguar”.

Teksa largohesha, për herë të fundit vështrova Tolstoyn që qëndronte fisnik. Muzika e korit dëgjohej lehtë. Jam i sigurt se edhe ai do të kënaqej.