Kryeministrja rumune ka paralajmëruar të dielen, gjatë konferencës së Komitetit Amerikano-Izraelit për Marrëdhënie Publike (AIPAC) se shteti i saj do ta zhvendosë ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.
Qeveria rumune e ka finalizuar procesin e “vlerësimit të mundësisë” për transferimin e ambasadës nga Tel Avivi, ka thënë gjatë fjalimit kryeministrja Viorica Dancila, raporton “The Hill”, raporton “Koha Ditore”.
Udhëheqësia rumune e kishte përmendur për herë të parë mundësinë e zhvendosjes së ambasadës në Jerusalem gjatë dhjetorit të 2017-tës, pak pas njohjes prej presidentit Trump të Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.
“Mbështetja jonë për shtetin e Izraelit është e vazhdueshme. Jam e vendosur t’i kontribuoj raporteve më të afërta midis Izraelit dhe tërë Bashkimit Evropian, posaçërisht tani, në kohën kur Rumania po e mban presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian”, ka thënë Dancila.
Presidenti rumun, Klaus Iohannis ka qenë kundërshtar i zëshëm i këtij hapi, duke thënë se Rumania do ta shkelte ligjin ndërkombëtar duke e zhvendosur ambasadën dhe se fjalën e fundit për këtë gjë e ka presidenti. Iohannis i ka thënë agjencisë AFP të dielen se paralajmërimi i Dancilas “shpërfaq injorancën e plotë rreth marrëdhënieve ndërkombëtare”.
-
Mbreti jordanez anulon vizitën në Rumani për shkak të Jerusalemit
-
Argjentina zotohet ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem
-
Australia anulon vendimin për ta njohur Jerusalemin Perëndimor kryeqytet të Izraelit
-
Serbia shkel Marrëveshjen e Washingtonit
-
Guinea Ekuatoriale, shteti i radhës që do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem