Një gjë është e qartë: me ngritjen e retorikës antiperëndimore në Rusi dhe me kundërofensivën e ushtrisë ukrainase, tema e përdorimit të armëve bërthamore nuk do të harrohet shpejt.
(BBC) - Është pyetje që është bërë shpesh qëkur presidenti Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e plotë të Ukrainës. Në këtë luftë, a do ta përdorë Kremlini bombën bërthamore?
Presidenti amerikan, Joe Biden, nuk e ka përjashtuar këtë. “Jam i shqetësuar se Putini do ta përdorë bombën taktike bërthamore”, ka Bideni gjatë kësaj jave. Ai beson se rreziku është “real”.
Nuk dihet nëse presidenti Biden lexon revistën ruse “Profili”. Nëse po, mund ta kuptohet se përse është i shqetësuar.
Gjatë javës që shkoi, revista “Profili” publikoi artikullin nga eksperti i njohur i çështjeve të jashtme dhe mbrojtjes, Sergei Karaganov. I mprehti Karaganov është drejtor i Këshillit për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtje. Shkurt, është fort i lidhur me ata në pushtet.
Argumenti i tij është kështu: Me qëllim që “të thyejë vullnetin e Perëndimit”, “Rusisë do t’i duhet ta bëjë argument mospërdorimin e armëve bërthamore me qëllim që të ulë pragun e përdorimit të armëve bërthamore”.
Edhe
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
“Armiku duhet ta dijë se ne jemi gati të nisim një sulm si shenjë hakmarrjeje për veprimet agresive ndaj nesh, me qëllim që të parandalojmë rrëshqitjen në luftë termobërthamore botërore”.
“Por çfarë nëse ata nuk tërhiqen? Në këtë rast, ne do duhet të godasim qytete në disa shtete me qëllim që t’ua kthejmë arsyen atyre që e kanë humbur”, ka shkruar eksperti rus.
Që nga viti i kaluar, bota është mësuar me kërcënimet bërthamore të bëra nga Moska. Dhe presidenti Putin e ka konfirmuar se Rusia tashmë ka pozicionuar grumbullin e parë të armëve taktike bërthamore në Bjellorusi. Kjo lëvizje, sipas liderit rus, është që t’ua përkujtojë të gjithëve që mendojnë për mposhtjen strategjike të Rusisë”.
Por duke argumentuar pluset e sulmit parandalues bërthamore në Perëndim? Ky është nivel krejt i ri. Është e qartë se jo të gjithë në Rusi e pëlqejnë këtë ide.
Të mërkurën, e përditshmja ruse “Kommersant” ka publikuar artikullin me titull: “Lufta bërthamore është mënyrë e keqe për zgjidhjen e problemeve”.
Ky artikull tregon se debati në Rusi se kur ose nëse duhen përdorur bombat bërthamore në Ukrainë është në domenin e përditshëm publik.
Edhe
Putini paralajmëron lansimin e raketës “më të fuqishme në botë”
I shkruar nga një grup tjetër ekspertësh me bazë në Moskë, e përditshmja “Kommpersant” sqaron se përse Sergei Karaganov e ka gabim. Rrezikshëm gabim.
“Ideja për përdorimin e armëve bërthamore që mund të qetësojë apo t’i zgjidhë problemet strategjike për të cilat ka dështuar ushtria, është shumë e rrezikshme dhe me gjasë e gabuar”, kanë shkruar Alexei Arbatov, Konstantin Bogdanov dhe Dmitry Stefanovich nga Qendra për Siguri Ndërkombëtare.
“Në historinë moderne, ka shumë shembuj të operacioneve ushtarake që kanë shpjerë te pasojat e paparashikueshme. Ato ishin bërë pa përdorimin e bombave bërthamore. Përdorimi i tyre do ta çonte konfliktin në një nivel edhe më të paparashikuar dhe mund të rrezikonte në konfrontim edhe më të madh”, kanë shkruar ata.
“Mbetjet radioaktive që luajnë rolin e ‘ruletit bërthamor’ me shumë gjasë do të na çonin në të ardhmen më të keqe të mundshme. Adhuruesit e ideve sensacionale do të duhej ta përkujtonin këtë”.
Tek e fundit, vetë lideri i Kremlinit nuk ka bërë thirrje për sulm bërthamor ndaj Perëndimit. Kështu, sipas artikullit, më mirë është që të bëhet paqe me të përpara se edhe më shumë Karaganovitë të fitojnë dhe të shtypin butonin e bombave bërthamore.
Edhe
Një luftë e gjatë në Iran është një plus për Putinin, thotë Zelensky
Një gjë është e qartë: me ngritjen e retorikës antiperëndimore në Rusi dhe me kundërofensivën e ushtrisë ukrainase, tema e përdorimit të armëve bërthamore nuk do të harrohet shpejt.
Përktheu: Gent Mehmeti