Rishi Sunak është zgjedhur tashmë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar. Ai merr detyrën në kohë trazirash politike dhe ekonomike për britanikët
Rishi Sunak është emëruar tashmë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar pas fitores në garën e lidershipit konservator.
Ai merr detyrën nga Liz Truss, e cila dha dorëheqjen javën e kaluar pas 45 ditësh të trazuara, duke lënë një ekonomi dhe një parti të tronditur dhe të ndarë.
Sunaku tani përballet me detyrën e rëndësishme për të stabilizuar partinë dhe vendin në një kohë turbulence ekonomike dhe politike. Sunaku do të jetë lideri i parë me ngjyrë i Britanisë dhe kryeministri i parë hindus.
Rrënjët në Punxhab
Ai lindi në vitin 1980 në Southampton nga prindër me prejardhje nga Punxhabi në Indi. Gjyshërit e tij u lindën në Indi dhe emigruan në Mbretërinë e Bashkuar nga Afrika Lindore në vitet 1960.
Komiteti i vitit 1922, një grup i fuqishëm që vendosi rregullat për emërimin e drejtuesve të rinj të Partisë Konservatore, vendosi që kandidatët do të duhej të siguronin mbështetjen e 100 anëtarëve të parlamentit për të qenë pjesë e futjes në garë.
Rivalja e tij e vetme e mbetur, Penny Mordaunt, u tërhoq pasi nuk arriti pragun e nominimit. Ish-kryeministri Boris Johnson u tërhoq nga gara të dielën pasi emërimi i tij nuk do të bashkonte partinë.
Si i vetmi kandidat i mbetur, Sunak bëhet kryeministër pa marrë vendimin për votim të anëtarëve të partisë. Kjo do të thotë gjithashtu se ai merr postin e lartë pa fituar zgjedhjet e përgjithshme.
Kjo është pasojë e sistemit të demokracisë parlamentare në Mbretërinë e Bashkuar, ku elektorati nuk voton drejtpërdrejt për kryeministër.
Në parlamentin britanik, votuesit në 650 njësi zgjedhore zgjedhin një anëtar me anë të një sistemi për të përfaqësuar zonën e tyre. Partia politike me shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve më pas emëron kryeministrin i cili përgjithësisht zgjedh pastaj kabinetin nga radhët e anëtarëve të tjerë të zgjedhur të parlamentit. Ky sistem parlamentar, nuk është i vetmi sistem demokratik.
Ndryshe nga demokracitë e tjera parlamentare
Disa vende, si Brazili dhe Danimarka, përdorin sisteme të përfaqësimit proporcional, ku numri i zyrtarëve të zgjedhur pasqyron më nga afër numrin total të votave të dhëna për secilën parti politike.
Vende të tjera përdorin një model presidencial. Në SHBA, qytetarët zgjedhin presidentin nëpërmjet një sistemi zgjedhor votimi. Por ekspertët thonë se demokracia parlamentare ka disa avantazhe.
Këto negociata dhe marrëveshje private do të thotë se anëtarët e partisë në pushtet në Mbretërinë e Bashkuar - të paktën në publik - priren të bien dakord për çështje të rëndësishme.
Në vende të tjera, dallimet e opinioneve publike janë më të zakonshme.
Trazirat e fundit në qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar kanë bërë që sistemi zakonisht i fuqishëm të dukej më kaotik. Filloi kur ish-kryeministri Boris Johnson u detyrua të largohej nga detyra pas një sërë skandalesh, që rezultoi në dorëheqje masive nga qeveria e tij.
Liz Truss u zgjodh nga anëtarët e Partisë Konservatore për ta zëvendësuar atë.
Por ajo dha dorëheqjen të enjten pas 45 ditëve të trazuara në detyrë, duke pranuar se nuk mund të përmbushte paketën e saj të dështuar ekonomike të uljes së taksave, të cilën u detyrua ta braktiste pasi nxiti zemërim brenda partisë së saj dhe trazira në tregjet financiare.
Prandaj Sunaku do të jetë kryeministri i tretë në më pak se dy muaj.
Trazirat e Partisë Konservatore po nxisin kërkesat për zgjedhje kombëtare. Sipas sistemit parlamentar të Britanisë, nuk ka nevojë të ketë zgjedhje deri në fund të vitit 2024, megjithëse qeveria ka fuqinë t’i shpallë zgjedhjet e reja.
Aktualisht kjo duket e pamundur. Sondazhet e opinionit thonë se zgjedhjet do të sillnin katastrofë për konservatorët, me Partinë Laburiste të qendrës së majtë që do të fitonte shumicën.