Së paku 17 persona kanë vdekur gjatë një dasme në Bangladesh, pasi janë goditur nga rrufeja, raporton BBC.
14 të tjerë, përfshirë edhe dhëndri, janë lënduar. Gruaja nuk ishte në atë moment kur goditi rrufeja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDasmorët në qytetin Shibganj po shkonin në drejtim të shtëpisë së nuses, kur hasën në një stuhi. Zyrtarët kanë thënë se ata janë goditur disa herë nga rrufeja.
Çdo vit, qindra persona vdesin pasi goditen nga rrufeja në Azinë Jugore.
Në vitin 2016, Bangladeshi i kishte shpallur goditjet nga rrufeja si katastrofë natyrore pasi më tepër se 200 persona vdiqën vetëm brenda muajit maj nga goditjet nga rrufeja, përfshirë 82 brenda një dite.