Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rritet numri i të vdekurve pas shembjes së çatisë së shkollës në Tajlandë

Zyrtarët kanë njoftuar se numri i të vdekurve pas shembjes, gjatë një stuhie të një çatie shkolle në Tajlandën veriore është rritur në shtatë, përfshirë katër fëmijë. Totali i mëparshëm ishte gjashtë.

Aksidenti ndodhi të hënën kur erërat e forta nga një stuhi shiu rrëzuan çatinë metalike në qendrën e aktivitetit të një shkolle.

Sipas zyrës së marrëdhënieve me publikun në provincën Phichit, 300 kilometra në veri të Bangkokut, viktima e fundit ishte një djalë gjashtëvjeçar, i cili vdiq të hënën vonë në mbrëmje pas incidentit.

Tetëmbëdhjetë persona të tjerë u shtruan në spital.