Çmimet e grurit janë rritur ndjeshëm në tregjet globale pasi Rusia ka thënë se do t'i trajtonte anijet që shkojnë drejt porteve të Ukrainës si objektiva të mundshëm ushtarakë.
Moska u tërhoq nga një marrëveshje e Kombeve të Bashkuara që siguronte kalim të sigurt për dërgesat e grurit që kalonin nëpër Detin e Zi.
Për tri netët e fundit Rusia ka bombarduar fabrikat e grurit në Odesa dhe qytete të tjera.
Moska po ashtu ka paralajmëruar se nga e enjtja çdo anije që shkon atje do të shihet si mbështetëse e “regjimit të Kievit”.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Adam Hodge, ka sugjeruar se Rusia po planifikonte të godiste anijet civile dhe ta fajësonte Ukrainën, raportoi BBC.
Edhe
Ukraina do ta vazhdojë eksportimin e grurit, pavarësisht sulmeve ruse
Në një paralajmërim të njëjtë me Rusinë, Ukraina ka thënë se anijet që drejtohen nga Rusia ose portet e pushtuara në Detin e Zi mund të shihen si ushtarake.
Çmimet e grurit në tregun evropian u rritën me 8.2%, në 253.75 euro për ton.