Paris, 2 prill – Rriten ndjeshëm vjedhjet në metronë e Parisit, sipas të dhënave të publikuara në faqe të parë nga e përditshmja “Le Parisien”.
Vjedhjet në transportin publik në rajonin e Parisit janë rritur me 33% që nga fillimi i vitit dhe viktimat e para janë miliona turistët që vizitojnë çdo vit kryeqytetin.
Për të lehtësuar praktikat, RATP dhe SNCF, dy kompanitë që menaxhojnë transportin publik mes kryeqytetit dhe rajonit përreth, i mundësojnë turistëve të huaj të bëjnë denoncime drejtpërdrejtë në stacionin ku ndodhen.
Ndërsa paralajmërimet ndaj pasagjerëve për të bërë kujdes ndaj vjedhjeve jepen në gjuhë të ndryshme/ANSA, ATSH.
Artikuj të ngjashëm
-
Zmadhimi i veturave mund të çojë në 2600 vdekje shtesë nga aksidentet deri më 2040
-
Festa për fitoren e PSG-së kthehet në kaos, qindra të arrestuar në Francë
-
127 të arrestuar në Paris
-
Automjetet lëvizin ngadalë në Paris në shenjë proteste për shtrenjtimin e naftës
-
Muzeu i Louvreit humb miliona euro pas dekada mashtrimesh me bileta