Çmimet globale të naftës janë rritur me më shumë se 5 për qind, pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se armëpushimi me Iranin ka marrë fund, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar sërish.
Në tregjet ndërkombëtare, nafta Brent u rrit me 5.3 për qind, duke arritur në 78.09 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) u shtrenjtua me 5.4 për qind, në 74.23 dollarë për fuçi.
Rritja e çmimeve erdhi menjëherë pas deklaratës së Trumpit, i cili akuzoi Iranin se nuk ka qenë i sinqertë në bisedimet për programin bërthamor.
“Janë gënjeshtarë. Le të arrijmë një marrëveshje. Të gjithë pajtohen që Irani të mos ketë armë bërthamore. Pastaj dalin para mediave dhe thonë se nuk kemi folur fare për këtë”, ka thënë Trump.
Ai shtoi se udhëheqja iraniane është “e çmendur”, duke i cilësuar drejtuesit e saj si mashtrues që po e dëmtojnë popullin e tyre.
SHBA-ja e Irani në testin më të madh të armëpushimit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani janë duke këmbyer sulme në atë që po konsiderohet...-
Rriten çmimet e naftës me skadimin e marrëveshjes SHBA-Iran
-
Çmimi i naftës kalon në mbi 100 dollarë për fuçi, për herë të parë në afro dy muaj
-
Çmimi i naftës në SHBA arrin nivel rekord
-
Rriten çmimet e naftës me rikthimin e sulmeve SHBA-Iran
-
Trumpi akuzon kompanitë e naftës se fituan shumë nga lufta e tij me Iranin