Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrëzohet një aeroplan i ushtrisë sllovake

Ministria e Mbrojtjes së Sllovakisë, tha se gjatë stërvitjeve është rrëzuar një aeroplan Mig-29, i prodhuar nga sovjetikët.

Ministria tha se piloti arriti që të dalë nga aeroplani pak kohë para rrëzimit.

Aeroplani ushtarak u rrëzua në afërsi të qytetit Nitra, që gjendet rreth 100 kilometra në lindje të Bratislavës, shkruan rel.

Ministria e Mbrojtjes tha se piloti është dërguar në spital, duke shtuar se gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Pas këtij incidenti, Sllovakia vendosi që të ndalojë fluturimin e Mig-29, derisa të përfundojë hetimi lidhur me shkaqet e rrëzimit të avionit më 28 shtator.

Edhe Rrëzohet aeroplani F-16 në Poloni, humb jetën piloti Botë 10 muaj më parë Rrëzohet aeroplani F-16 në Poloni, humb jetën piloti

Më 2018, Sllovakia nënshkroi një marrëveshje për të blerë 14 aeroplanë ushtarakë të tipit F-16 nga një komani me seli Shtetet e Bashkuara, pasi dëshiron që të zëvendësojë avionët e kohës sovjetike, që aktualisht ka.

Aeroplanët e parë F-16 pritet të arrijnë në Sllovaki më 2022.