Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrëzohet aeroplani ushtarak në SHBA, së paku 16 të vdekur

Së paku 16 vetë kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Misisipi.

Nuk janë paraqitur detaje zyrtare nga rrëzimi i djeshëm i aeroplanit.

Zëdhënësja ushtarake, Sarah Burns, tha vetëm se aeroplani transportues i Marinës së Shteteve të Bashkuara, i tipit KC-130 Hercules, kishte “përjetuar aksident”, transmeton rel.

Guvernatori i Misisipit, Phil Bryant, në rrjetin Facebook ka shkruar se ky incident ishte “tragjedi”.

Nuk dihen shkaqet e përplasjes së këtij aeroplani.