Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rreth 75 mijë të evakuuar nga rreziku i shpërthimit të një vullkani në Indonezi

Rreth 75 000 persona janë evakuuar në Bali nga një zonë pranë një vullkani që rrezikon të shpërthejë në çdo moment në ishullin më piktoresk të Indonezisë.

Mali Agung, rreth 3000 metra i lartë dhe që ndodhet rreth 75 kilometra larg nga destinacionet kryesore turistike të Kutas dhe Seminjak, po rritet që prej muajit të gushtit pas një gjysmë shekulli që ishte në gjendje jo aktive, shkruan KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot në mesditë, numri i personave të evakuuar arriti në 75 673, të ndarë në 377 qendra evakuimi”, deklaroi zëdhënësi i agjencisë së katastrofave natyrale, Sutopo Purwo Nugroho.

Banorët e evakuuar u pritën në strehime të përkohshme ose nga të afërm. Rreth 62 000 jetojnë në zonën që do të prekej nëse shpërthente vullkani, por edhe një pjesë e banorëve që janë përtej perimetrit të sigurisë janë evakuuar.