Afro 100 mijë njerëz janë evakuuar nga mali Agung në Bali, pas frikës nga shpërthimi i mundshëm i vullkanit.
Autoritetet indoneziane kanë paralajmëruar rrezik të shkallës së lartë dhe kanë zgjeruar zonën që konsiderohet e rrezikshme përreth pjesës vullkanike, raporton REL.
Aeroporti i ishullit është mbyllur, duke lënë në pritje mijëra turistë.
Sipas autoriteteve, është parë gaz i zi dhe flakë deri në 3.400 metra.
Zyrtarët kanë paralajmëruar banorët të qëndrojnë larg gurëve afër malit ku është ndezur vullkani.
Artikuj të ngjashëm
-
Shpërthen vullkani Agung në Bali të Indonezisë
-
Nis evakuimi me forcë nga zona pranë vullkanit në Indonezi
-
Vullkani Agung shkakton rrezik për banorët e Balit në Indonezi
-
Mbi 120.000 indonezianë janë evakuuar nga frika e vullkanit në ishullin Bali
-
Rreth 75 mijë të evakuuar nga rreziku i shpërthimit të një vullkani në Indonezi